LAJMET E FUNDIT
  1. Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

    Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

    Pas Doverit, qindra protestues u mobilizuan edhe në Portsmouth të Anglisë, duke tentuar të pengojnë mbërritjen dhe transferimin e emigrantëve. Të veshur tërësisht me të zeza, me kapuça dhe fytyrat e mbuluara, demonstruesit, lidhen sipas medias italiane me qarqe të së djathtës ekstreme jashtëparlamentare. Në fundjavë, të paktën 500 persona bllokuan për disa orë trafikun […]

  2. “Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

    “Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

    Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka folur lidhur me rregulloren e re të GJKKO-së, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia tha se avokatët i kanë dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rishikimin e kësaj mase, por deri më 8 shtator nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas Haxhisë, […]

  3. “E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

    “E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

    Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe Benjamin Netanjahun. Sipas disa burimeve rajonale të gazetës izraelite ‘Haaretz’, rreth dhjetë ditë para agresionit, kryeministri izraelit ishte paralajmëruar personalisht nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, për një ofensivë të madhe dhe të afërt të Hamasit. Sipas të […]

  4. Rrëfehet Cubarsi: Nuk më pëlqen të humbas, kam fituar përvojë, jam i qetë edhe nën presion

    Rrëfehet Cubarsi: Nuk më pëlqen të humbas, kam fituar përvojë, jam i qetë edhe nën presion

    Pas dy titujve kampionë radhazi në La Liga, skuadra e Barcelonës ka një objektiv më të madh këtë sezon: Trofeun e Champions League. Katalanasit e kanë nisur mbarë La Liga, me 4 fitore në 4 ndeshje dhe kryesojnë renditjen me 12 pikë, por të mërkurën përgatiten për debutimin sezonal në Europë ndaj Feyenoord. Mbrojtësi 19-vjeçar […]

  5. Carrick: Shumë gjëra të mëdha do të vijnë nga ai, gradualisht po arrin formën optimale

    Carrick: Shumë gjëra të mëdha do të vijnë nga ai, gradualisht po arrin formën optimale

    8 Shtator 2026 13:30 Telesport Trajneri Michael Carrick ka sugjeruar se Benjamin Sesko mund të ketë një ndikim më të madh te Manchester United këtë sezon. Sulmuesi 23-vjeçar slloven shënoi 11 gola në Premier League në sezonin e tij debutues, por e ka filluar këtë sezon në stol, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjet […]

  6. Për herë të parë në Shqipëri, Georgi Gospodinov vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit

    Për herë të parë në Shqipëri, Georgi Gospodinov vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit

    8 September, 2026 – 13:30 Shkrimtari i parë bullgar, fitues i International Booker Prize 2023 për romanin Kohëstrehim (Time Shelter), Gospodinov është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore europiane. Librat e tij janë botuar në rreth 40 gjuhë, ndërsa vepra e tij përfshin poezi, tregime, romane, dramaturgji dhe skenarë. Ai do të […]

  7. Pagat e magjistratëve, Balla nuk tërhiqet: Do shqyrtohet në datë 17 shtator, kompetencat i ka Kuvendi!

    Pagat e magjistratëve, Balla nuk tërhiqet: Do shqyrtohet në datë 17 shtator, kompetencat i ka Kuvendi!

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se projektligji që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend më 17 shtator. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla iu përgjigj kritikave të opozitës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, duke deklaruar […]

  8. Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën njëri prej tyre

    Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën njëri prej tyre

    Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës. Sipas raportimeve në media, një prej punonjësve, i identifikuar si Muhamet Sylisufi, dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë raportohet […]

  9. Gjekmarkaj ironizon socialistët: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet

    Gjekmarkaj ironizon socialistët: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet

    Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke përdorur një gjuhë ironike për të sulmuar qëndrimin e shumicës parlamentare ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ironizoi diskutimet për ligjet që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke përmendur edhe kërkesat e deputetes demokrate […]

  10. Pagat e gjyqtarëve, debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Po shkelni Kushtetutën. Balla: I përcakton Kuvendi

    Pagat e gjyqtarëve, debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Po shkelni Kushtetutën. Balla: I përcakton Kuvendi

    Me debate është zhvilluar mbledhja e kësaj të marte (8 shtator) e Konferencës së Kryetarëve mes kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve. Bardhi akuzoi Kuvendin se nuk po respekton Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar […]

  11. 42 shkolla të reja në Shqipëri, arsimi hyn në një tjetër standard, më shumë hapësira moderne për nxënësit dhe mësuesit

    42 shkolla të reja në Shqipëri, arsimi hyn në një tjetër standard, më shumë hapësira moderne për nxënësit dhe mësuesit

    Viti i ri shkollor pritet të nisë me një tjetër panoramë të infrastrukturës arsimore në vend: 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë Shqipërinë, prej të cilave 8 vetëm në Tiranë. Investimi synon të krijojë mjedise më moderne, të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit. Një shkollë nuk është […]

  12. Edi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”, rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë

    Edi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”, rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë

    Nga Albert VatajEdi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”. Rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë krahasuar me vitin 2022, duke e vendosur Shqipërinë në krye të Ballkanit Perëndimor në matematikë dhe në një pozitë udhëheqëse në shkencë.Ka rezultate që maten me pikë dhe ka rezultate që maten me besim. […]

  13. Ylli i “The Exorcist” Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në moshën 93-vjeçare

    Ylli i “The Exorcist” Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në moshën 93-vjeçare

    Ellen Burstyn, ikona e filmave horror dhe ylli i “The Exorcist”, është rikthyer në qendër të vëmendjes në moshën 93-vjeçare. Aktorja u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u nderua me Luanin e Artë për Arritje Gjatë Jetës. Burstyn është një nga aktorët e rrallë që ka fituar Kurorën e Trefishtë të aktrimit, […]

  14. Grabiten 4 vepra arti me vlerë 9 milionë euro në Muzeun Renoir në Francë

    Grabiten 4 vepra arti me vlerë 9 milionë euro në Muzeun Renoir në Francë

    Dy persona kanë grabitur katër vepra arti nga Muzeu Renoir në Cagnes-sur-Mer, në Rivierën Franceze, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Njërën prej veprave, autorët e kanë braktisur gjatë arratisjes, pasi janë pikasur nga policia. Sipas kryebashkiakut të qytetit, Brian Masson, hajdutët kanë hyrë me forcë në muze pak para orës 06:00. Ata […]

  15. Ahmetaj për SPAK-un: Ka çmontuar vetëm bullonat, struktura e Ballukut dhe Ramës është më e fortë se kurrë

    Ahmetaj për SPAK-un: Ka çmontuar vetëm bullonat, struktura e Ballukut dhe Ramës është më e fortë se kurrë

    Arben Ahmetaj ka ashpërsuar akuzat ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut, duke deklaruar se struktura e pushtetit nuk është prekur dhe se hetimet kanë prekur vetëm elementë të veçantë. Ai përmendi Belinda Ballukun, tenderat, Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Kadastrën, raportet e KLSH-së dhe një seri çështjesh që, sipas tij, tregojnë për një dëm të madh […]

  16. VIDEO shokuese/ U terrorizua nga ‘skifterët’ shqiptarë, rrëfehet stilistja: Ajo dhomë është sekret

    VIDEO shokuese/ U terrorizua nga ‘skifterët’ shqiptarë, rrëfehet stilistja: Ajo dhomë është sekret

    Stilistja spanjolle e modës ka përjetuar frikën më të madhe të jetës së saj pasi dy hajdutë hynë në dhomën ku ajo ruan të gjitha bizhuteritë që përdor për veshjet e saj. Osorno thotë se bëhet fjalë për një dhomë që askush nuk e njeh, për shkak të vlerës së bizhuterive që ndodhen brenda. Nga […]

  17. “Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator

    “Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se projektligji që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet dhe pritet të miratohet në Kuvend më 17 shtator. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se projektligji është depozituar nga dy deputetë të Partisë Socialiste dhe është dorëzuar […]

  18. Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi! Zyra e kryeministrit e mohon: Gënjeshtër

    Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi! Zyra e kryeministrit e mohon: Gënjeshtër

    Një pretendim i rëndësishëm lidhur me atë që i parapriu sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 është publikuar nga gazeta izraelite Haaretz. Sipas një hetimi të saj, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed, kishte paralajmëruar personalisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se lideri i atëhershëm i Hamasit në Gaza, Yahya […]

  19. “Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon sulmuesin: I fokusuar te sukseset individuale

    “Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon sulmuesin: I fokusuar te sukseset individuale

    Deklaratat e Kylian Mbappe për ambiciet e tij individuale kanë shkaktuar debat në Francë, ndërsa kritikat më të forta kanë ardhur nga ish-futbollisti Christophe Dugarry. Kampioni i botës me Francën në vitin 1998, pranoi se Mbappe ka të drejtë të konsiderojë veten ndër favoritët për çmimet individuale, veçanërisht në një sezon ku asnjë futbollist nuk […]

  20. Blloqet e luftës Greqi-Turqi-Izrael/ Në lojën e re gjeopolitike,’Mburoja e Akilit’ mund të jetë vetëm fillimi

    Blloqet e luftës Greqi-Turqi-Izrael/ Në lojën e re gjeopolitike,’Mburoja e Akilit’ mund të jetë vetëm fillimi

    Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje historike në fushën e mbrojtjes, me vlerë 3.5 miliardë dollarë, për krijimin e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore. Projekti, i pagëzuar “Mburoja e Akilit”, do të bashkojë sistemet izraelite David’s Sling, Spyder dhe Barak, radarë shumëfunksionalë, si dhe sisteme Drone Dome kundër kërcënimit nga […]

  21. Strategjia misterioze e Kremlinit/ Vladimir Putinit po luan një lojë shumë më të madhe

    Strategjia misterioze e Kremlinit/ Vladimir Putinit po luan një lojë shumë më të madhe

    Pas më shumë se katër vjetësh luftë, pyetja nuk është më vetëm se sa territor ka pushtuar Rusia. Pyetja shumë më e madhe është: çfarë synon Vladimir Putin të fitojë në fund të kësaj lufte? Në çdo luftë kërkojmë një tabelë rezultati. Shikojmë hartën. Numërojmë kilometrat katrorë. Shikojmë qytetet e pushtuara dhe ato të rimarra. […]

  22. “Të shkruarit e kodit ka marrë fund”, inxhinieri i Microsoft paralajmëron revolucionin që po sjell AI

    “Të shkruarit e kodit ka marrë fund”, inxhinieri i Microsoft paralajmëron revolucionin që po sjell AI

    “Të shkruarit e kodit ka marrë fund”. Kjo deklaratë e fortë e një inxhinieri të Microsoft ka ndezur diskutime në industrinë e teknologjisë, por pas saj fshihet një ndryshim shumë më i madh: inteligjenca artificiale po merr përsipër gjithnjë e më shumë nga puna që deri tani kryhej drejtpërdrejt nga programuesit. David Fowler, Microsoft Distinguished […]

  23. Statistikat, inflacioni ngjitet në 3,2%, ushqimet, transporti dhe kostot e banimit fluturojnë lart çmimet

    Statistikat, inflacioni ngjitet në 3,2%, ushqimet, transporti dhe kostot e banimit fluturojnë lart çmimet

    Çmimet e konsumit në Shqipëri shënuan rritje vjetore prej 3,2% në gusht 2026, duke e bërë më të prekshme barrën mbi buxhetet familjare. Transporti rezulton grupi me rritjen më të fortë të çmimeve, ndërsa ushqimet dhe kostot e banimit mbeten ndër kontribuuesit kryesorë të inflacionit. Inflacioni nuk është vetëm një shifër që publikohet në fund […]

  24. Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse

    Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse

    Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, duke shënuar fillimin e një partneriteti kombëtar për të avancuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të drejtuara apo në pronësi […]

  25. OSHEE drejt një rrjeti energjetik inteligjent, Hima: Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç

    OSHEE drejt një rrjeti energjetik inteligjent, Hima: Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) synon të zhvillojë një rrjet energjetik më inteligjent, ku digjitalizimi, matësit inteligjentë, automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç, deklaroi administratori i përgjithshëm i kompanisë, Mentor Hima. Hima e prezantoi këtë vizion në konferencën ndërkombëtare “3rd International Conference on Renewable Energies and Smart Technologies – […]