Gjekmarkaj ironizon socialistët: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet

Gjekmarkaj ironizon socialistët: Ligjet tuaja janë “Besa e Gysit” dhe “Prania besnike” e Ron Yeffet

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke përdorur një gjuhë ironike për të sulmuar qëndrimin e shumicës parlamentare ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ironizoi diskutimet për ligjet që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke përmendur edhe kërkesat e deputetes demokrate Jorida Tabaku. Sipas tij, Kuvendi mund të miratojë me “urgjencë” tri nisma, të cilat ai i përshkroi në mënyrë satirike si ligji “Besa”, “me konceptim nga Gysi”, ligji “Prania besnike”, që sipas tij është “projektuar” nga Ron Yeffet, si dhe ligji “Pasqyra”, të cilin e lidhi me Beqirajn. Deputeti demokrat iu përgjigj gjithashtu kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me pretendimet e këtij të fundit se kryeministri...