Pagat e gjyqtarëve, debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Po shkelni Kushtetutën. Balla: I përcakton Kuvendi
Me debate është zhvilluar mbledhja e kësaj të marte (8 shtator) e Konferencës së Kryetarëve mes kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve. Bardhi akuzoi Kuvendin se nuk po respekton Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se kjo situatë ka sjellë pasoja në funksionimin e gjykatave. “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe...
Burimi:
kohajone.com