“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!
Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe Benjamin Netanjahun. Sipas disa burimeve rajonale të gazetës izraelite ‘Haaretz’, rreth dhjetë ditë para agresionit, kryeministri izraelit ishte paralajmëruar personalisht nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, për një ofensivë të madhe dhe të afërt të Hamasit. Sipas të njëjtit raport, Netanyahu nuk e përcolli këtë informacion te drejtuesit e sigurisë izraelite, ndërsa më herët edhe shërbimet Shin Bet e kishin diskutuar paralajmërimin, por nuk e kishin interpretuar si një kërcënim konkret nga Gaza. Haaretz shkruan se Mohammed bin Zayed ishte informuar për planet e Yahya Sinwar dhe kishte paralajmëruar për gjakderdhje, destabilizim të rajonit dhe rrezik për Marrëveshjet e Abrahamit. Por, zyra e Netanyahut i ka mohuar kategorikisht...
Burimi:
javanews.al