Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit, por nuk reagoi! Zyra e kryeministrit e mohon: Gënjeshtër
Një pretendim i rëndësishëm lidhur me atë që i parapriu sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 është publikuar nga gazeta izraelite Haaretz. Sipas një hetimi të saj, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed, kishte paralajmëruar personalisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se lideri i atëhershëm i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, po përgatiste një operacion të madh kundër Izraelit. Sipas raportimit, paralajmërimi është bërë rreth dhjetë ditë para sulmit të 7 tetorit. Netanyahu, megjithatë, dyshohet se e kishte nënvlerësuar informacionin, duke vlerësuar se Hamasi mund të kishte në fokus kryesisht Bregun Perëndimor dhe duke e siguruar liderin e Emirateve se Izraeli ishte i përgatitur për çdo kërcënim. Zyra e Netanyahut i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se një...
Burimi:
vizionplus.tv