Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Elbasan, ka komentuar kundërshtitë për reformën e re administrative-territoriale, duke i krahasuar me debatet e vitit 2015. Rama tha se frikërat dhe dyshimet janë të njëjta me ato të reformës së parë dhe se bashkimi i njësive vendore solli, sipas tij, më shumë investime dhe përmirësim të shërbimeve. Ai sqaroi se bashkitë që do të bashkohen nuk do të kthehen në njësi administrative, duke marrë si shembull Prrenjasin me Librazhdin dhe Cërrikun e Belshin me Elbasanin. Rama theksoi gjithashtu se asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet, ndërsa synimi, sipas tij, është rritja e kapaciteteve dhe ofrimi i më shumë shërbimeve për qytetarët. Rama: Ajo që unë mund t’ju them është që shqetësimet ose kundërshtitë janë njësoj simetrike...
Burimi:
vizionplus.tv