Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola kundër Sasuolos
Juventusi ka pësuar një humbje dramatike 3-2 ndaj Sassuolos, në një ndeshje spektakolare të “Serisë A”. Vëmendjen kryesore e mori Edon Zhegrova, i cili ishte protagonist absolut për bardhezinjtë duke realizuar dy gola. Sulmuesi nga Kosova tregoi edhe një herë aftësitë e tij në repartin ofensiv dhe mbajti Juventusin në lojë deri në fund. Pavarësisht paraqitjes së jashtëzakonshme të Zhegrovës, dy golat e tij nuk mjaftuan për t’i dhënë pikë skuadrës së Luciano Spallettit. Sassuolo arriti të shënojë tre herë dhe në fund mori një fitore të madhe përballë Juventusit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv