Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë
Ish-deputeti socialist Spartak Braho duket se ndodhet në mesin e elektoratit gri. I pyetur në “Frontline Interview” në Report Tv nëse do ta mbështesë Partinë Socialiste në zgjedhjet e majit, ai u shpreh se pret rinovimin e kësaj force politike. “Nuk e kam vendosur. Jam akoma i dyzuar. Pres rinovimin e Partisë Socialiste apo krijimin e një të majte të re moderne, me një program ndryshe nga ky, drejtim organizativ ndryshe nga ky që organizon Rama, një të majtë të re moderne. Djem e vajza ka plot”, tha Braho. Për ambicien e Erion Braçes i cili është shprehur se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e Tiranës, Braho e përshkruan si “natyrë kontestuesi”. Nga ana tjetër, është i bindur se deputeti s’është ndër emrat...
Burimi:
javanews.al