“Kush nuk jep gjithçka, të largohet”, Ultimatum te Dinamo pas humbjes
Humbja ndaj Elbasanit ka sjellë një reagim të ashpër në kampin blu. Presidenti i Dinamos nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës, duke kërkuar më shumë karakter, sakrificë dhe përkushtim, ndërsa ka lëshuar një ultimatum të fortë për lojtarët dhe stafin. Humbja ndaj AF Elbasanit ka sjellë një shpërthim të fortë në kampin e Dinamos. Presidenti i klubit kryeqytetas, Ardian Bardhi ka reaguar ashpër pas paraqitjes së skuadrës, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe duke vënë në pikëpyetje përkushtimin e lojtarëve ndaj fanellës blu. Në një deklaratë pa doreza, ai ka kërkuar më shumë sakrificë, karakter dhe uri për fitore, duke kujtuar se Dinamo është një prej klubeve më korrekte në Shqipëri dhe se lojtarët e saj janë ndër më të paguarit. Mesazhi i...
Burimi:
javanews.al