“Kjo nuk tolerohet”, Ardian Bardhi shpërthen ndaj lojtarëve: Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri

“Kjo nuk tolerohet”, Ardian Bardhi shpërthen ndaj lojtarëve: Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj situatës dhe paraqitjeve të fundit të skuadrës kryeqytetase, duke dërguar një mesazh të fortë për futbollistët dhe të gjithë pjesëtarët e stafit. Përmes një deklarate publike, kreu i klubit blu ka shprehur pakënaqësinë për atë që po tregon ekipi në fushën e lojës, duke theksuar se paraqitje të tilla nuk përfaqësojnë historinë dhe ambiciet e Dinamos. Bardhi nuk i ka kursyer kritikat, duke vënë në dukje se futbollistët kanë kushte dhe mbështetje të rëndësishme, por kjo nuk po përkthehet në rezultate dhe performancë në fushë. “Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin...