Elbasani rikthehet te fitorja, Glen Daja mposht babain e tij
Elbasani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Dinamon 1-0 në duelin e javës së 12-të në Abissnet Superiore. Një sukses i rëndësishëm për verdheblutë dhe për trajnerin Glen Daja, që mund skuadrën ku drejton babai i tij, Ilir Daja. Sfida në “Elbasan Arena”, nisi me Dinamon më kërkuese që iu afrua golit disa herë në pjesën e parë, por Aleksovski mbajti portën e paprekur me disa pritje vendimtare. Fraksioni i dytë foli më shumë për vendasit, të cilëve iu anuluan dy gola para avantazhit. Mazari e dërgoi dy herë në rrjetë, por u anuluan, fillimisht për pozicion jashtë loje dhe më pas për prekje me dorë. Goli i vetëm dhe i fitores për Elbasanin u shënua në minutën e 84-t. Epito përfitoi nga një top...
Burimi:
javanews.al