Edhe pas dy muajsh mbetet mister fati i inxhinierit shqiptar Erkan Nika

Edhe pas dy muajsh mbetet mister fati i inxhinierit shqiptar Erkan Nika

Anija tregtare “MV Aroyat”, e cila u dëmtua rëndë në fund të muajit shtator nga një sulm me dronë ukrainas pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit në drejtim të kantierëve të çmontimit të anijeve në Aliağa, në provincën e Izmirit, ndërsa fati i inxhinierit të dytë shqiptar, Erkan Nika, vijon të mbetet i panjohur dy muaj pas ngjarjes. Për shkak të kalimit të anijes së dëmtuar, njëqind e dyzet e tetë metra e shtatëmbëdhjetë centimetra e gjatë dhe njëzet e dy metra e tetëdhjetë centimetra e gjerë, e shoqëruar nga rimorkiatori “Eren Enerji IV”, trafiku detar në Bosfor u pezullua përkohësisht. Mjeti lundrues me flamur të Palaut dhe i administruar nga një kompani turke ishte goditur në Detin e Zi...