Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri
Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës për të penguar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil. Dokumenti mban datën 11 nëntor 2026 dhe është publikuar më 12 nëntor. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, avokatët e Matës kërkuan pezullimin e ekstradimit për shkak të një aplikimi për azil në Brazil. Por gjykatësi Alexandre de Moraes thekson se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën kërkesë zyrtare për marrjen e statusit të refugjatit. Sipas vendimit, kërkesa nuk ishte formalizuar, pasi Ervin Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të...
Burimi:
javanews.al