PD kundër identifikimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës, kërkon heqjen e pajisjeve
FOTO NGA SELIA E PD-se TIRANË- Partia Demokratike kërkon që pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve të mos përdoren në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kërkesa u paraqit nga përfaqësuesi i PDsë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Marash Logu gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator. Ai argumentoi se sistemi aktual nuk garanton parandalimin e votimit të dyfishtë apo të shumëfishtë. Në mbështetje të qëndrimit të tij, Logu iu referua raporteve të KQZ-së ku sipas tij janë evidentuar raste kur i njëjti person ka votuar duke përdorur karta të ndryshme identiteti, por me të njëjtën shenjë gishti. “Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë...
Burimi:
zeri.ai