Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin
Qeveria propozon krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që synon të bashkojë procedurat doganore dhe jodoganore në një sistem të vetëm. Bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti për dorëzimin e dokumenteve, ndërsa lejet, licencat dhe autorizimet do të verifikohen automatikisht nga institucionet përgjegjëse. Përmes projektligjit për krijimin dhe funksionimin e DVKD-së, synohet reduktimi i burokracive dhe lehtësimi i procedurave për operatorët ekonomikë që kryejnë aktivitete importi, eksporti dhe tranziti. Portali “e-Albania” do të shërbejë si pika e vetme e kontaktit për bizneset, ndërsa shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve do të realizohet elektronikisht. Sipas vendimeve të Qeverisë, sistemi do t’u mundësojë bizneseve dorëzimin e një grupi të integruar të dhënash, që përfshin deklaratat doganore dhe dokumentacionin për...
Burimi:
kohajone.com