Anija e goditur shkon për skrap në Turqi, në bord ndodhej edhe shqiptari Erkan Nika që rezulton i zhdukur

Anija e goditur shkon për skrap në Turqi, në bord ndodhej edhe shqiptari Erkan Nika që rezulton i zhdukur

Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit në drejtim të Aliağas, ku do të kryhen procedurat e çmontimit. Në sulm humbi kontaktet me shqiptarin Erkan Nika, i cili shërbente si inxhinier i dytë në bord. Anija mallrash “MV Aroyat”, me flamur të Palaut dhe e administruar nga një kompani turke, ka mbërritur në fazën e fundit të udhëtimit drejt Turqisë, pasi u dëmtua rëndë nga një sulm me dronë ukrainas në Detin e Zi. Anija 148.17 metra e gjatë dhe 22.8 metra e gjerë kaloi nëpër Ngushticën e Bosforit, e shoqëruar nga rimorkiatori “Eren Enerji IV”, në drejtim të kantierëve të çmontimit të anijeve në Aliağa, në provincën e...