Dritarja e Vetme për Doganat, qeveria propozon projektligjin e ri për digjitalizimin e formaliteteve doganore dhe jodoganore
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe dërguar për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat në Republikën e Shqipërisë”. Nisma synon të vendosë një kuadër të unifikuar ligjor dhe teknologjik për integrimin e procedurave doganore me ato jodoganore, duke reduktuar burokracinë dhe kostot për operatorët ekonomikë. Qëllimi dhe parimet kryesore të Dritares së Vetme (DVKD) Projektligji përcakton rregullat për ngritjen e mjedisit të Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD) si një grup i integruar shërbimesh elektronike të ndërveprueshme. Sistemi do të mundësojë shkëmbimin e automatizuar të informacionit midis autoriteteve doganore, institucioneve të tjera publike (autoriteteve kompetente bashkërenduese) dhe operatorëve ekonomikë për mallrat që hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Shqipërisë. Sistemi...
Burimi:
javanews.al