Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

Zgjerimi i ri i Tiranë-Durrës, ARRSH njofton hapjen e tenderëve për fazat IV e V, me fond limit 4.82 mld lekë! Tre tenderë edhe për Ndroq-Plepa

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tenderë për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, duke e çuar projektin drejt Vorës. Fondi limit për të dyja procedurat arrin në 4.82 mld lekë, nga të cilat 2.32 mld lekë janë për fazën e katërt dhe rreth 2.5 mld lekë për fazën e pestë. Në total të dy fazat e reja të zgjerimit shtrihen në rreth 6 km, nga zona e Limuthit deri në Gërdec. Sipas grafikëve të tenderëve, punimet për secilën fazë janë planifikuar të zgjasin 24 muaj, nga nënshkrimi i kontratës. Në fazën e katërt, krahas zgjerimit të rrugës kryesore, dokumentet parashikojnë punime në nënkalimin e këmbësorëve në Picar, dy mbikalime për këmbësorët dhe një rrugë dytësore. Në fazën e pestë përfshihen nyja në disnivel e Vorës, nënkalimet...