18 mijë biznese të reja, por vendi humbi mbi 28 mijë banorë për 2025-ën/ Alarmi për ekonominë shqiptare

18 mijë biznese të reja, por vendi humbi mbi 28 mijë banorë për 2025-ën/ Alarmi për ekonominë shqiptare

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, 4,3% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, popullsia më 1 janar 2026 zbriti në 2.335.930 banorë, me rënie 1,16% në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga përllogaritjet mbi të dhënat e INSTAT, numri i ndërmarrjeve aktive për 1.000 banorë është rritur nga rreth 56 në 59 brenda një viti. Kjo do të thotë se në treg po operojnë gjithnjë e më shumë biznese në raport me popullsinë rezidente....