Reformë edhe në tregun e sigurimeve, AMF: Projektligji i ri ka hyrë në fazën e konsultimit publik!
Projektligji i ri për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka hyrë në fazën e konsultimit publik. Nisma synon modernizimin e tregut të sigurimeve dhe përafrimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian. Risia kryesore është vendosja e një modeli të ri mbikëqyrjeje, të bazuar në vlerësimin e rrezikut të çdo kompanie sigurimi. Sipas këtij modeli, kërkesat për kapital do të përcaktohen në varësi të rreziqeve financiare që merr përsipër secila shoqëri. Projektligji parashikon gjithashtu monitorim më të fortë të aftësisë paguese dhe administrimit të rreziqeve. Për herë të parë, vendosen kërkesa më të qarta për funksionet e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit. Një tjetër objektiv është mbrojtja e konsumatorëve përmes informimit më të plotë,...
Burimi:
javanews.al