Bllokohet anija me karburant në Portin e Durrësit, dyshohet për kontrabandë
Një anije e ngarkuar me karburant është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli fizik nga shërbimet doganore janë zbuluar rreth 16.8 tonë karburant që dyshohet se nuk ishte deklaruar. Kontrolli është kryer nga shërbimet e Degës Doganore Durrës, pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së karburantit të deklaruar dhe asaj që ndodhej në bord. Gjatë verifikimit, punonjësit e doganës kanë konstatuar sasinë e dyshuar si të padeklaruar, duke ngritur dyshime për kontrabandë. Njoftimi: Në kuadër të kontrolleve doganore, shërbimet e Degës Doganore Durrës ushtruan kontroll fizik në një anije, që ndodhej e akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit. Gjatë kontrollit të punonjësve të doganës u evidentuan rreth 16,8 tonë...
Burimi:
syri.net