Sejko zhvillon takimin përmbyllës me misionin e FMN-së, në fokus ekonomia dhe stabiliteti financiar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Diego Cerdeiro, Shefi i Misionit për Shqipërinë, i cili qëndroi në Tiranë në datat 2–20 nëntor 2026. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, si dhe situata e sistemit bankar dhe roli i tij në financimin e ekonomisë. Në fokus ishte gjithashtu perspektiva ekonomike e vendit dhe procesi i vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), në kuadër të programit të përbashkët të FMN-së dhe Bankës Botërore. Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri, ndërsa konsumi, investimet dhe aktiviteti i shërbimeve mbeten faktorë mbështetës të rritjes. Megjithatë, ai theksoi se ruajtja...
Burimi:
javanews.al