Do që t’i bashkohet Kombëtares kuqezi, tekniku Maran sqaron situatën e portierit italian Elia Caprile!

Do që t’i bashkohet Kombëtares kuqezi, tekniku Maran sqaron situatën e portierit italian Elia Caprile!

Një çështje që dukej se po merrte drejtimin e një afrimi të mundshëm me Kombëtaren shqiptare, tashmë ka më shumë pikëpyetje se përgjigje. Pas Elia Kapriles, edhe trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, duket se distancohet nga deklaratat e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për portierin e Kaljarit. Gjithçka nisi pas deklaratës së Dukës, i cili bëri të ditur se Kaprile kishte marrë pasaportën shqiptare me objektivin për t’iu bashkuar Kombëtares. Por vetë gardiani italian kishte sqaruar në mediat italiane se shtetësinë shqiptare e kishte marrë për arsye familjare dhe se deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë kontakt nga Federata. Tashmë, një tjetër qëndrim vjen nga trajneri Rolando Maran, i cili në një intervistë për mediat italiane është pyetur pikërisht për këtë çështje: “Elia...