Editorial nga Presidenti Duka / Ligji për sponsorizimet: një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët nismëtarë dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar, nga të dy krahët politikë, për qëndrimet përgjithësisht dashamirëse të shprehura gjatë diskutimit. Mbështetja e sportit kërkon këtë frymë bashkëpunimi. Prej të paktën dhjetë vitesh, komuniteti i futbollit dhe FSHF-ja kanë kërkuar një ndryshim thelbësor në mënyrën e nxitjes së sponsorizimeve. Kemi paraqitur propozime konkrete dhe kemi zhvilluar një dialog të vazhdueshëm me institucionet. Projektligji është një hap përpara, por që të sjellë financim dhe zhvillim real, ka nevojë për disa përmirësime të rëndësishme. Kjo kërkesë mbështetet edhe në kontributin që futbolli jep për buxhetin dhe ekonominë e Shqipërisë. Vetëm FSHF-ja dhe anëtarët...
Burimi:
sportekspres.com