Hansi Flick mesazh Deco për merkaton e janarit, kërkon dy përforcime urgjente në mbrojtje
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, raportohet se dëshiron dy përforcime të reja për ekipin e tij në merkaton e janarit, pasi synon të forcojë mbrojtjen. Trajneri gjerman ka folur tashmë për mundësinë e afrimit të një mbrojtësi qendror, duke deklaruar muajin e kaluar se është diçka për të cilën klubi katalanas po punon. Sipas “Diario Sport”, Flick dëshiron gjithashtu të afrojë një mbrojtës të majtë për të zëvendësuar Alejandro Balden i cili pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit. Drejtori sportiv Deco, duket se e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Baldes këtë javë. Megjithatë, fakti që mbrojtësi ka pasur pak minuta lojë për Barcelonën deri më tani në sezonin 2026-27, bën që një largim në dimër të mbetet një mundësi reale. Raporti thekson...
Burimi:
telesport.al