“Nations League”, përcaktohen 4 çerekfinalet dhe “play off”-i për ngjitjen apo rënien nga njëra ligë në tjetrën
Faza e ligës në edicionin 2026/27 të “Nations League” ka përfunduar, duke përcaktuar 8 kombëtaret që do të vazhdojnë garën për trofeun. Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Norvegjia kanë siguruar një vend në çerekfinale. 4 fituesit e grupeve të Ligës A janë Franca, Gjermania, Anglia dhe Portugalia, ndërsa Belgjika, Holanda, Spanja dhe Norvegjia u kualifikuan si skuadrat e dyta të grupeve përkatëse. Shorti për çerekfinalet dhe ndeshjet e tjera të fazës eliminatore është hedhur sot në Nyon të Zvicrës, duke përcaktuar edhe rrugëtimin drejt finales. Çerekfinalet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, në periudhën 25-30 mars 2027. 8 kombëtaret do të luftojnë për 4 biletat e turneut final, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor 2027. Çerekfinalet:Spanjë – FrancëNorvegji –...
Burimi:
telesport.al