Niko Kovac: Asnjë nënvlerësim rivalëve, duhet të mësohemi që të shënojmë më shpejt

Niko Kovac: Asnjë nënvlerësim rivalëve, duhet të mësohemi që të shënojmë më shpejt

Të shtunën, skuadra e Borussia Dortmund do të luajë në fushën e Gladbach, ekipit që renditet në fund të tabelës në Bundesliga. Skuadra e drejtuar nga trajneri Niko Kovac udhëheq renditjen bashkë me Bayern, me nga 21 pikë secila të grumbulluara pas 9 javësh kampionat. Skuadra e trajnerit kroat mbetet e pamposhtur në kampionat, duke pësuar vetëm shtatë gola dhe duke pasur kështu mbrojtjen më të mirë në ligë. Në prag të kësaj sfide, Niko Kovac tha: “Nuk mund ta lejojmë veten të humbim kohë për t’u futur në ritëm”. “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur këtë vit. Në këto takime, duam të konsolidojmë pozicionin tonë në krye të Bundesliga. Skuadrat e tjera po ushtrojnë presion nga pas. Duhet të jemi gati të...