VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “bën kërdinë”, 3 shoferë në pranga, 1 i proceduar, 1374 gjoba në një javë

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “bën kërdinë”, 3 shoferë në pranga, 1 i proceduar, 1374 gjoba në një javë

Policia Rrugore e Shkodrës ka në fokus evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, drejtojnë pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit ose kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar 3 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1374 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, të ndara si më poshtë.* 41 masa për parakalime të gabuara* 411 masa...