Skema e skandalit në Postën e Durrësit, avokati zbulon: Vjedhja deri në 4 mln euro, dyshime për fondet e tërmetit! Klientja ime…

Skema e skandalit në Postën e Durrësit, avokati zbulon: Vjedhja deri në 4 mln euro, dyshime për fondet e tërmetit! Klientja ime…

Vjedhjet në filialin e postës së Durrësit dyshohet se kanë vijuar prej vitesh nga një grup i mirëorganizuar me mbështetje politike dhe që drejtoreshën e arrestuar Elisabeta Mataj e përdorën si kamuflim për të mos zbuluar autorët e vërtetë të kësaj skeme. Kështu është shprehur avokati i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia sipas të cilit merita për zbulimin e këtij grupi i takon klientes së tij dhe natyrisht revizionit konkret të bërë nga drejtoria e përgjithshme e postës shqiptare. Aktualisht dosja hetimore për vjedhjet e konstatuara në filialin e postës së Durrësi i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi ka dyshime se në të mund të jetë të implikuar persona që gëzojnë imunitet.