‘Më jep borxhin 6 mln lekës’-Kërcënoi me armë 31-vjeçarin, pranga 20-vjeçarit, e pëson dhe i ati i tj

‘Më jep borxhin 6 mln lekës’-Kërcënoi me armë 31-vjeçarin, pranga 20-vjeçarit, e pëson dhe i ati i tj

pamje nga arrestimi TIRANË-Daniel Damzi, 20 vjeç është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 31-vjeçar për t’i marrë 600 mijë lekë, shumë të cilën pretendonte se ia kishte borxh. Vetë 31-vjeçari ka bërë kallëzimin në polici dhe pas kontrolleve në banesën e autorit, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip “pistoletë” dhe një sasi kokaine.  Lidhur me rastin një hetim në gjendje të lirë ka nisur edhe për babain e Damzit, i cili akuzohet për kanosje. 45-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë të riun që bëri kallëzimin në polici. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Pretendimi”. Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari.Procedohet penalisht, gjithashtu për...