Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë sot, në orën 18:00, takimin e radhës të “Foltores së Ripërtëritjes”. Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e medias e PD-së, në këtë takim do të marrin pjesë degët 1, 2, 3 dhe 12 të Partisë Demokratike në Tiranë. Takimi do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori”, në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Njoftimi i plotë: NJOFTIM PËR MEDIA Në orën 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë “Foltoren e Ripërtëritjes” me degët 1, 2, 3 dhe 12 të Tiranës, në sallën “Pjetër Arbnori”, selia e PD. Aktiviteti do të jetë me regji. Sinjali për mediat do të shpërndahet pak para fillimit të aktivitetit. ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Burimi:
syri.net