Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës, Gjykata vijoi pa të/ Çfarë sheh Klodiana Lala pas kërkesës
Erion Veliaj i shkroi Gjykatës së Posaçme më 17 nëntor se donte të merrte pjesë në gjyq, por dëmtimi në këmbë ia bënte të papërballueshëm udhëtimin nga paraburgimi i Fierit drejt Tiranës. Gjykata vendosi të vijonte pa të. Një ditë më pas, avokati Plarent Ndreca deklaroi se mjekët kishin konfirmuar nevojën për operacion dhe se rekomandimi i parë për ndërhyrjen ishte dhënë dy javë më herët. Pikërisht te kërkesa për shtyrje u ndal gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e 19 nëntorit. Sipas saj, Veliaj mund të synojë të fitojë kohë, me shpresën se mbarimi i afateve të paraburgimit do t’i hapte rrugë një mase sigurie më të lehtë. Lala e lidhi këtë edhe me mundësinë që mbrojtja ta përdorë trajtimin e tij në paraburgim si argument...
Burimi:
ntv.al