Erion Braçe sfidon publikisht kryeministrin: Je i zëvendësueshëm

Erion Braçe sfidon publikisht kryeministrin: Je i zëvendësueshëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar mënyrën se si funksionon Partia Socialiste, duke kërkuar më shumë demokraci të brendshme dhe përfshirje të anëtarësisë në vendimmarrje. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Braçe u shpreh se socialistët sot thjesht njoftohen për vendimet që merren në emër të tyre, pa pasur mundësi të shprehen përmes votës. Ai kërkoi garë dhe konkurrencë të ndershme brenda partisë, duke iu referuar edhe debateve në Asamblenë e fundit të PS-së dhe qëndrimeve të Elisa Spiropalit. I pyetur për mundësinë e një pasardhësi të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Braçe kundërshtoi konceptin e trashëgimtarit, duke argumentuar se në demokraci drejtuesit duhet të zgjidhen me votë. “Patjetër, kush nuk është i zëvendësueshëm?”, u përgjigj ai kur u pyet nëse Rama...