Itali, grevë mbarëkombëtare kundër qeverisë Meloni, rreth 1 milion protestues në rrugë

Itali, grevë mbarëkombëtare kundër qeverisë Meloni, rreth 1 milion protestues në rrugë

Sindikatat në Itali organizuan të premten një grevë mbarëkombëtare kundër qeverisë së djathtë të kryeministres Giorgia Meloni dhe politikave të saj buxhetore, në kushtet e rritjes së kostos së jetesës. Konfederata sindikale CGIL u bëri thirrje punonjësve të sektorit publik dhe privat të ndërprisnin punën gjatë gjithë ditës. Sipas drejtuesit të sindikatës, Maurizio Landini, rreth 1 milion protestues morën pjesë në afro 100 demonstrata dhe tubime në të gjithë vendin, ndërsa disa grupe studentore zhvilluan aksionet e tyre të protestës. Deri më tani nuk ka pasur të dhëna zyrtare për numrin e pjesëmarrësve. Shkollat, shërbimi shëndetësor dhe transporti publik janë ndër sektorët e prekur. Në Romë, si edhe në Firence dhe Xhenova, pasagjerët duhet të presin ndërprerje të shërbimeve të autobusëve, tramvajeve dhe metrosë. Protesta...