Deri në 100 mijë të rinj europianë në vit drejt Britanisë së Madhe, pritet marrëveshja e re me BE-në!
Deri në 100 mijë të rinj nga Bashkimi Europian do të mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, sipas një skeme të re të lëvizshmërisë së të rinjve, që pritet të miratohet në samitin Britani e Madhe-BE në Bruksel. Sipas BBC-së, marrëveshja parashikon që edhe 100 mijë të rinj britanikë të kenë të njëjtat mundësi për të jetuar përvoja studimi dhe punësimi në vendet e Bashkimit Europian. Bisedimet mes palëve janë në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet të premten. Skema synon të lehtësojë shkëmbimet mes të rinjve, pa rikthyer lirinë e plotë të lëvizjes që ekzistonte përpara Brexit-it. Propozimi fillestar i BE-së, i paraqitur në vitin 2024, parashikonte mundësinë që personat nga mosha 18 deri në 30 vjeç...
Burimi:
javanews.al