Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

Moti i keq, përmbytje apokaliptike në Francë! Evakuohen qindra persona dhe mbyllen shkollat, pritet përkeqësim i situatës

Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra zona të prekura nga reshjet e dendura. Sipas autoriteteve lokale, deri të premten në mëngjes mbi 30 bashki në departamentin Pas-de-Calais ishin prekur nga përmbytjet, ndërsa rreth 450 persona janë evakuuar ose kanë marrë ndihmë nga ekipet e emergjencës. Rreth 300 banorë të Montreuil-sur-Mer dhe Neuville-sous-Montreuil u evakuuan mbrëmjen e së enjtes, për shkak të rrezikut të dobësimit të një dige. Përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Mediat e huaja shkruajnë se, rreth 30 rrugë të departamentit janë prekur nga rritja e nivelit të ujit, ndërsa autoritetet kanë kërkuar mbylljen e shkollave fillore, të mesme dhe të larta në tri zona...