Babëzia e Rafinerisë së Fierit/ Fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Babëzia e Rafinerisë së Fierit/ Fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Babëzia e Rafinerisë së Fierit/ Fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin Ndërsa deklaronte mbi 5.68 milionë euro fitim fiskal vetëm gjatë vitit 2025 nga aktiviteti në rafinerinë e Fierit, kompania “Al Global Oil”, e biznesmenit Friden Kuqi, zgjodhi të kursente kostot minimale të filtrimit të mbetjeve hidrokarbure, duke i derdhur ujërat e ndotura direkt në lumin Gjanica në Fier. Kontrasti mes bilanceve të majme të kompanisë dhe papërgjegjshmërisë mjedisore zbulohet plotësisht kur dokumentet zyrtare të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) vendosen krah dosjes penale të Prokurorisë së Fierit. Sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të datës 16 mars 2026, shoqëria “Al Global Oil” sh.a.—e cila administron Uzinën e Përpunimit të Naftës në zonën e Drizës në...