Lufta kundër krimit të organizuar. Policia e Shtetit dhe Policia Britanike thellojnë bashkëpunimin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Koordinatorin e Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, Nick Bellingham, i cili drejton Portofolin e 43 Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, dhe delegacionin që e shoqëronte. Takimi në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore, synoi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Hita falënderoi Bellingham dhe delegacionin që e shoqëronte për gatishmërinë e agjencive ligjzbatuese britanike për të bashkërenduar punën me strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar. Si tregues të suksesit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, Hita përmendi Task-Forcën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, e cila,...
Burimi:
kohajone.com