VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit…

VIDEO – Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë vizitojnë gazetarin Edmond Dibra në prag të 60- vjetorit…

Një gjest i veçantë respekti, mirënjohjeje dhe vlerësimi për një njeri që ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij sportit. Në prag të 60-vjetorit të lindjes, klubi Vllaznia ka zgjedhur të jetë pranë gazetarit sportiv shkodran Edmond Dibra, i cili prej afro tri javësh po përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore.Drejtori sportiv i Vllaznisë, Alban Neziri, së bashku me futbollistët Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta, në emër të klubit, i kanë bërë një vizitë gazetarit Dibra, duke i dhuruar një fanellë kuqeblu me firmat e të gjithë futbollistëve të skuadrës. Një dhuratë simbolike, por me një domethënie të madhe për një njeri që për shumë vite dha një kontribut të çmuar si komentator dhe gazetar sportiv.Kapiteni Bekim Balaj, i uroi...