Tani edhe mish sintetik në tavolinat shqiptare! Projektligji për ushqimin i hap rrugën, ekspertët ngrenë shqetësime
Tryezat e shqiptarëve mund të mos shtrohen më vetëm me mish derri, shpendësh apo gjedhësh. Në të ardhmen, konsumatorët duhet të përgatiten edhe për një kategori të re ushqimesh: mishin sintetik, i cili nuk përftohet përmes therjes së kafshëve, por nga kultivimi i qelizave të tyre në laborator. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për ushqimin”, i cili përfshin në kategorinë e ushqimeve të reja edhe produktet e prodhuara nga kultura qelizore ose indore. Kjo nismë ligjore mund t’i hapë rrugën në të ardhmen importimit dhe tregtimit të mishit të kultivuar në laborator edhe në Shqipëri. Por kjo formë e re e industrisë mund të vendosë në rrezik blegtorinë, pasi mishi sintetik do t’i joshë konsumatorët e...
Burimi:
javanews.al