Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

Kreu i FSHF, Duka: Ligji për sponsorizimet, hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në lidhje me ligjin për sponsorizimet të propozuar nga qeveria. Ai e konsideron një hap përpara, por thekson se duhet të pasohet nga mbështetja reale për sportin dhe për këtë ka nevojë për disa përmirësime. Qëndrimi i plotë: E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët nismëtarë dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar, nga të dy krahët politikë, për qëndrimet përgjithësisht dashamirëse të shprehura gjatë diskutimit. Mbështetja e sportit kërkon këtë frymë bashkëpunimi. Prej të paktën dhjetë vitesh, komuniteti i futbollit dhe FSHF-ja kanë kërkuar një ndryshim thelbësor në mënyrën e nxitjes së sponsorizimeve. Kemi paraqitur propozime konkrete...