Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, për vjedhje dhe lëndë narkotike. Në operacionin e parë, të koduar “Reagimi”, është kapur një 34-vjeçar, i dyshuar për kërcënimin me mjet prerës dhe grabitjen e një taksisti në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit. Ndërsa në operacionin e dytë, të zhvilluar në Portin e Durrësit, janë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohet se po transportonin fara kanabisi dhe lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari me inicialet Xh. S. dyshohet se mëngjesin e sotëm ka kërcënuar me mjet prerës një taksist 30-vjeçar, me inicialet A. Q., duke i marrë celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”,...
Burimi:
javanews.al