“Ndajmë qëndrime morale dhe etike”- Aleancë kundër Infantino-s? Kandidati Tashima: Diallon nuk e shikoj si rival!
Në betejën për presidencën e FIFA-s, sfiduesi Kozo Tashima është përgatitur të bashkëpunojë me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, kundër presidentit aktual, Gianni Infantino. “Ne ndajmë disa qëndrime morale dhe etike, prandaj ai është një partner i shkëlqyer”, tha Tashima për kundërshtarin e tij, Diallo, i cili konsiderohet se ka shanse të mira për të qenë ai “problemi” më i madh për Infantino-n. Diallo mbështetet, ndër të tjera, nga Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB). “Unë nuk e shoh Diallo-n si një kundërshtar. Unë thjesht dua ta ndryshoj FIFA-n”, theksoi Tashima. Ish-futbollisti i kombëtares japoneze nuk po shqyrton mundësinë për t’u tërhequr. “Nuk dua vetëm të jem president i FIFA-s. Qëllimi im është ta bëj FIFA-n më të mirë”, tha ai. Tashima dëshiron...
Burimi:
javanews.al