Bayern Munich, një tjetër çështje kontraktuale për Musiala. Zbulohet klauzola e largimit më 2027
20 Nëntor 2026 14:37 Alfred Lleshi E ardhmja e Jamal Musiala te Bayern Munich po bëhet sërish temë diskutimi. Sipas “Sky Sport DE”, kontrata e mesfushorit gjerman, e rinovuar rreth një vit e gjysmë më parë deri në vitin 2030, përmban një klauzolë largimi që mund të aktivizohet nga vera e vitit 2027. Shuma e saj nuk është bërë publike. Musiala nuk është rasti i vetëm në skuadrën bavareze. Edhe mbrojtësi francez Dayot Upamecano ka një klauzolë të ngjashme, e vlefshme nga viti 2027, me vlerë prej rreth 65 milionë eurosh. Çështja e Musialës është diskutuar edhe në këshillin mbikëqyrës të klubit, ku është analizuar raporti mes pagës dhe kontributit sportiv të lojtarit. Me një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh bruto në vit,...
Burimi:
telesport.al