Musah: Titulli kampion është i mundur, te Milani do të luftojmë deri në fund për ta fituar
Yunus Musah beson se Milani mund ta fitojë titullin kampion dhe siguron se skuadra do të luftojë deri në fund për ta realizuar këtë objektiv. Në një intervistë për “SportMediaset”, mesfushori amerikan foli për ambiciet kuqezi, trajnerin Amorim, karrierën dhe fëmijërinë e tij. Për mundësinë e fitimit të titullit, Musah u shpreh: “Është e mundur, stërvitemi dhe luftojmë çdo ditë për këtë. Të gjithë kemi ëndrrën dhe ambicien për ta fituar kampionatin. Do të luftojmë deri në fund”. Ai foli edhe për pozicionin e tij në fushë: “Ndihem më mirë në mesfushë, me lirinë për të lëvizur kudo, për t’u tërhequr pas ose për të marrë topin dhe për ta çuar përpara”. Për besimin e trajnerit Amorim, deklaroi: “Ai i kishte parë ndeshjet e mia...
Burimi:
telesport.al