Paketa fiskale kalon në Komision: TVSH e reduktuar për ujin, produktet higjienike…çfarë u miratua
pamje nga mbledhja e Komisionit TIRANË-Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe me votat e opozitës ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që përfitojnë TVSH të reduktuar. Sipas variantit të kaluar në komision, lista e produkteve me TVSH të reduktuar zgjerohet me ujin, produktet e higjienës personale menstruale dhe produktet e higjienës për fëmijët. Një ndryshim tjetër ka të bëjë edhe me cigaret elektronike, ku paketa fiskale e vitit 2027 parashikon rritje graduale të akcizës për produktet me nikotinë dhe cigaret elektronike. Komisioni i Ekonomisë pranoi propozimin e deputetit socialist Erion Braçe për të hequr cigaret elektronike nga lista e produkteve që do t’i nënshtrohen akcizës. Braçe kërkoi që qeskat me nikotinë dhe cigaret elektronike të mos përfshihen në akcizë, pasi sipas...
Burimi:
zeri.ai