“Studim i thelluar për Zvërnecin”- A do ndryshojë ligji për Zonat e Mbrojtura? Ministri Jaupaj shpjegon se çfarë do të ndodhë: Kur të vijë…

“Studim i thelluar për Zvërnecin”- A do ndryshojë ligji për Zonat e Mbrojtura? Ministri Jaupaj shpjegon se çfarë do të ndodhë: Kur të vijë…

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka deklaruar se projekti për zonën Pishë Poro–Nartë, ku përfshihet edhe zona e Zvërnecit, do t’i nënshtrohet një vlerësimi të thelluar mjedisor. Në një intervistë për “News Line”, Jaupaj bëri të ditur se Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka marrë vendimin që më 15 maj, duke përcaktuar 15 kushte që duhet të përmbushen gjatë studimit mjedisor. Ai theksoi se projekti do të kalojë edhe në një proces konsultimi publik, ndërsa shtoi se diskutimet mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për ligjin e zonave të mbrojtura vijojnë, me synimin për t’i përmbyllur ato brenda vitit 2027. “Në 15 maj të këtij viti, kohë përpara se të zhvilloheshin protestat, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka nxjerrë vendimin që i gjithë projekti për Pishë Poro –...