Arteta kërkon rinovimin e Odegaard: “Shpresoj të qëndrojë për shumë vite tek Arsenali”

Arteta kërkon rinovimin e Odegaard: “Shpresoj të qëndrojë për shumë vite tek Arsenali”

20 Nëntor 2026 15:02 Alfred Lleshi Mikel Arteta dëshiron ta mbajë Martin Odegaard tek Arsenali për sa më shumë vite. Trajneri spanjoll ka riafirmuar rëndësinë e kapitenit norvegjez për projektin e klubit londinez, ndërsa kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në verën e vitit 2028. Drejtuesit e Arsenalit kanë punuar gjatë pushimit të kombëtareve për rinovimin e disa kontratave, ndërsa Odegaard, së bashku me Kai Havertz, Ben White dhe Mikel Merino, është ndër lojtarët që kanë ende marrëveshje deri në vitin 2028. Bisedimet zyrtare për zgjatjen e kontratës së norvegjezit nuk kanë nisur ende, por ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar. “Martin është një lojtar thelbësor për mua, klubin dhe skuadrën. Që nga momenti kur u bashkua me ne, ka pasur një rritje të vazhdueshme,...