Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur 20 projekte gjatë vitit 2026, duke orientuar financimet dhe ripërdorimin social të pasurive drejt parandalimit të kriminalitetit, rehabilitimit të viktimave, riintegrimit social dhe fuqizimit të grupeve vulnerabël. Sipas të dhënave, evidentohen 1,035 përfitues dhe profesionistë të trajnuar, ndërsa edhe pasuri të paluajtshme janë përdorur për qëllime sociale. Projektet janë realizuar përmes bashkëpunimit me organizata të shoqërisë civile, duke synuar që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në instrumente konkrete në shërbim të komunitetit. Mbështetja është përqendruar veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, viktimat e trafikimit, personat në proces rehabilitimi, familjarët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, si dhe kategoritë e tjera në nevojë....
Burimi:
javanews.al