Alarmi i ekspertëve për sigurinë, aditivë në produktet e bulmetit! Rreth 1 milionë kilogramë shtesa ushqimore për bulmetin!

Alarmi i ekspertëve për sigurinë, aditivë në produktet e bulmetit! Rreth 1 milionë kilogramë shtesa ushqimore për bulmetin!

Nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, salca e kosit, që shiten në marketet e vendit tonë, nuk përgatiten vetëm me qumësht, por prodhimi i tyre mbështetet edhe nga shtesat ushqimore, ato që quhen aditivë. Nga viti 2025 e deri në tetor të vitit 2026, baxhot dhe fabrikat e qumështit kanë përdorur afërsisht 1 milion kg aditivë të llojit: proteinë, kazeinë, Lactomin 35, VPC 35, Rileprot 4A, Textion, Progek 800. “Futja e koncentrateve proteinike me origjinë të qumështit, qofshin edhe kazeinat, bëhet më shpesh për nënproduktet që do të prodhohen në procesin e përpunimit të qumështit”, tha Lumturi Papa-pedagoge UBT. Sipas AKU-së, këto shtesa janë përdorur në 12 subjekte, të cilat e kanë të deklaruar edhe në etiketën e produktit, por, nga ana tjetër, AKU-ja nuk...